Shehu: Janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Shehu: Janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet lokale

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:28
Ditmire Shehu

Ajo informoi se me kohë janë shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore të nevojshme deri te keshillat komunale.

“Nga ana e vetë anëtarëve të KSHZ-së është dorëzuar edhe materiali i besueshëm. Sot nga ana e komisioneve zgjedhore dorëzohen pajisjet sa i përket identifikimit për mënyrën e votimit me gjurmë të gishtërinjëve, gjithë përgaditjet janë ë kohë të ndërmarra dhe besoj që nuk do të hasim në ndonjë problem më të madh, përveç ndonjë pjese teknike” – u shpreh Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Shehu tha se duke marrë parasysh se për here të parë në vend do të organizohen zgjedhje përmes gjurmimit të shenjave të gishtërinjëve janë përsëritur trajnimet për komisionerët.

Në mënyrë shtesë do të jenë të angzhuar edhe ekipe të IT-së, në mënyrë që të tejkalohen problemet e mundshme tekniuke.

“Prej të mërkurën deri të premten organizuam një plotësim të trajnimeve sa u përket kryetarëve dhe zv/kryetarëve të këshillave zgjedhor veç për mënyrën e përdorimit të pajisjes për mënyrën e identifikimit e votuesve me shenja të gishtërinjëve. Gjithashtu kemi angazhuar edhe persona shtesë nga ana e KSHZ-së që do të jeë atë ditë, të cilët jnë[aë në lëminë e IT-së. Nesër do të bëhet edhe trajnimi i atyre dhe besoj që gjithçka do të jetë në rregull” – deklaroi Shehu.

Për të votuar të shtunën janë paraqitur gjithsej 7896 të sëmurë, prej të cilëve janë konfirmuar 4489, janë refuzuar 36, ndërsa për të tjerët të dhënat po përpunohen. Gjithashtu do të votojnë 1889 të burgosur, 6 të shpërngulur dhe 351 persona do të votojnë në shtëpi të pleqve. Gjithsej 1.824.864 persona kanë të drejtë të votës në këto zgjedhje lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat