Hristijan Mickoski: Shumicë e re ose zgjedhje të shpejta parlamentare

Maqedonia

Hristijan Mickoski: Shumicë e re ose zgjedhje të shpejta parlamentare

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 13:54
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në Hristijan Mickoski konferencën e sotme për shtyp tha se zgjedhjet e fundit ishin referendum për qytetarët. Sipas tij ka dy opsione formimi i një shumice të re parlamentare ose zgjedhje të shpejta.

Mickoski tha se në emër të zgjedhjeve me besueshmërinë e marrë nga zgjedhjet lokale mora hapin për krijimin e shumicës së re parlamentare.

Shumica e re parlamentare nënkupton bllok nga Ripërtëritja e Maqedonisë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E Majta dhe Lëvizja Besa. Pres që në të ardhmen ky koalicion dhe të zgjerohet”, tha Mickoski.

Ai tha se në të ardhmen do të përpiqemi që të formojmë qeveri e cila do të ketë institucione të forta dhe e cila do të luftojë korrupsionin. Ky bllok nuk është kundër BE-së dhe NATO-s por kundër korrupsionit.

Ai tha se nuk është koha për triumfalizëm por na presin punë të rëndësishme siç është kriza me energjinë elektrike, pandemia, të mbrohet standardi i qytetarëve dhe të kryhen reforma ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat