Arrestohet një 30-vjeçar, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohet një 30-vjeçar, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

MBB njofton se dje në Gjevgjeli është arrestuar një 30-vjeçar për shkak të tregëtisë me lëndë narkotike.

“Me datë 10.12.2021 në ora 16:20 në Gjevgjeli, në kuadër të një aksioni operativ nga ana e zyrtarëve policorë në Gjevgjeli – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht, i është hequr liria I.D. (30) nga Gjevgjelia.

Për shkak se në shtëpinë e tij dhe lokalet ndihmëse në Gjevgjeli dhe në një veturën “Volkswagen Turan” me targa të Gjevgjelisë janë gjetur: lëndë pluhuri, lëndë e ngurtë, 11 tableta, 98 kapsula, kartëmonedha me mbetje të lëndës pluhur”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat