Joveski: Prona e ofruar e Mijallkovit nuk ka cilësi të mjaftueshme për t’u shndërruar në para

Maqedonia

Joveski: Prona e ofruar e Mijallkovit nuk ka cilësi të mjaftueshme për t’u shndërruar në para

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 18:45
Ljubomir Joveski

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski thotë se qëndrimi i prokurorisë ka qenë që të mos pronohet garancia e ofruar e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Në intervistën e tij për MIA ai thekson se prokuroria kundërshton garancinë e ofruar për shkak se një pjesë e pronës është vendosur në hipotekë te një bankë komerciale.

“Qëndrimi i Prokurorisë gjatë gjithë procedurës ishte që të mos pranohet garancia e ofruar. Prokuroria dha propozime negative për shkak se vlerësoi se nuk ka mbikëqyrje në pronën e të akuzuarit dhe e dyta prona që ai ofron për garancë janë patundshmëri dhe prona nuk ka cilësi të mjaftueshme që të shndërrohet në para”, thotë Joveski.

Ai potencon se heqja e masës së paraburgimit është vendim i gjykatës dhe nuk komenton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat