​Kryeministri bullgar Petkov nesër takohet me Mickoskin dhe Ahmetin

Maqedonia

​Kryeministri bullgar Petkov nesër takohet me Mickoskin dhe Ahmetin

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:43
Kiril Petkov

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov nesër do të arrijë në Shkup, i cili sipas Qeverisë bullgare do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nikolai S’bev dhe nënkryetari i Kuvendit Popullor Kristian Vigenin.

“Kryeministri Kiril Petkov në Shkup do të takohet me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Të dy do të kenë një bisedë kokë më kokë dhe do të ketë një takim të zgjeruar të dy delegacioneve. Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kiril Petkov do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë bullgare.

Petkov është paraparë të takohet me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Kryeministri Kiril Petkov do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet në shërbimin për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat