Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Maqedonia

Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një kanal për ujitje

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Në një kanal për ujitje në afërsi të magjistrales A3 në afërsi të viçes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme.

Është konstatuar se bëhet fjalë për 56 vjeçaren Jasmina L., nga lagjja Orizari e Koçanit, e cila para disa ditëve në stacionin policor të Koçanit është denoncuar si e humbur.

Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i ndihmës së parë.

Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Koçanit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat