Shtyerja e vitit shkollor, Shaqiri: T’u përmbahemi maksimalisht masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19

Maqedonia

Shtyerja e vitit shkollor, Shaqiri: T’u përmbahemi maksimalisht masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:11
Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot në pres-konferencë informoi se me kërkesën e tij, në bazë të rekomandimit nga Shtabi i Përgjithshëm Koordinues, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë solli vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të parë të shtyhet deri më 1 shkurt. Në pajtim me këtë vendimi të sjellur në bazë të vlerësimeve të organeve shëndetësore se vendi është në kulmin epidemiologjik me Covid-19, nxënësit me prezencë fizike në shkollat do të kthehen më 1 shkurt.

Për të ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e më të afërmve tanë, bëj thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për të parandaluar përhapjen e infeksionit. U bëjmë thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që gjatë pushimit të vazhduar t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në kushte shtëpiake poashtu edhe në ambiente të jashtme tha Shaqiri.

Ministri theksoi se vendimi nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor siç është paraparë në Kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, me përshtatjen përkatëse të planeve mësimore.

“Me përshtatjen e planeve mësimore në pajtim me vendimin e ri Qeveritar tashmë jemi në koordinim me drejtorin e Byrosë për Arsim dhe Shkencë”, tha Shaqiri.

Ministri informoi se periudhën e ardhshme do të përdoret për vlerësimin e sistemit të mësimit në distancë si dhe efektet dhe arritjet e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat