MSH-Maqedoni: Janë hospitalizuar 576 pacientë me Kovid-19, ka 183 shtretër të lirë

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Janë hospitalizuar 576 pacientë me Kovid-19, ka 183 shtretër të lirë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Në repartet infektive dhe në qendrat e kovidit në shtet janë hospitalizuar gjithsej 576 pacientë me Kovid-19 dhe ka 183 shtretër të lirë.

Në qendrat e kovidit në Shkup gjithsej janë hospitalizuar 174 pacientë prej të cilëve 71 në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse, 75 në SPQ “8 Shtatori” dhe 28 në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive TBC, informuan për AIM-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftuan se sipas të dhënave të cilat klinikat dhe spitalet çdo mëngjes ua dorëzojnë, për momentin në Shkup vende të lira ka në Klinikën Infektive, në SPQ “8 Shtatori” dhe në Institutin për TBC.

Ministria e Shëndetësisë. siç bëhet e ditur, në bazë ditore e ndjek situatën me kapacitetet spitalore sa i përket përmbushjes së tyre, me qëllim të planifikimit me kohë të hapave të ardhshëm për kujdes adekuat të të gjithë pacientëve të cilët kanë nevojë për mjekim spitalor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat