LSDM: Raporti i “TI” tregoi angazhimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Maqedonia

LSDM: Raporti i “TI” tregoi angazhimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot përmes një kumtese për media, ka shkruar rreth raportit të fundit të “Transparency International” ku Maqedonia e Veriut ka shënuar ngritje prej 24 vendeve sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Siç shprehen nga LSDM, rangimi i sivjetëm është më i miri në gjashtë vitet e fundit ndërsa në vitin 2020 ishim në vendin e 111 e tani në vendin e 87.

Qeveria e kryesuar nga LSDM dhe institucionet kompetente, realizuan përparim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Konfirmim për atë është edhe Indeksi i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll ku Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparim prej 24 vendeve, që është rangimi më i mirë i shtetit tonë në gjashtë vitet e fundit”.

Ndodhemi në vendin e 87-të me 39 pikë indeksi, në vitin 2020 ishim të ranguar në vendin e 111-të me 35 pikë indeksi. Në raport me rajonin gjithashtu kemi përparim më të madh, ndërsa në listën e Transparensi prapa nesh janë Serbia, Shqipëria, BeH. Në Raportin e Transparensi qartë ceket se ndjekja e funksionarëve nga pushteti është një nga shkaqet për përparim në luftën kundër korrupsionit”, thonë nga LSDM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat