Bekteshi: E diela ditë jo pune, 92% e të punsuarve kanë kohë të kalojnë me familje

Maqedonia

Bekteshi: E diela ditë jo pune, 92% e të punsuarve kanë kohë të kalojnë me familje

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:07
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar se me vendimin e fundit që e diela të jetë ditë jo pune, 92% e të punsuarve kanë kohë të kalojnë me familjet e tyre dhe 8% e të punsuarve që janë të angazhuar gjatë të dielave kanë të ardhura të rritura prej 50-100%!

Ja postimi I plotë i Bekteshit:

“#kujdesemi

Me vendimin e fundit që e diela të jetë DITË JO PUNE…

92% e të punsuarve kanë kohë të kalojnë me familjet e tyre!

8% e të punsuarve që janë të angazhuar gjatë të dielave kanë të ardhura të rritura prej 50-100%!

Jetë më cilësore për të gjithë.

Familja mbi të gjitha”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat