MPJ e Maqedonisë vendos ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë vendos ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehet se 24 shkurti është një ditë e trishtë për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën.

“Me sulmin ndaj Ukrainës, Kremlini ka shkelur edhe një herë rëndë të drejtën ndërkombëtare, me çka ka sjellë vuajtje dhe ka dëmtuar fqinjët e saj të afërt, si dhe ka shkelur sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Njëherazi, veprimet e këtilla kanë vënë në pikëpyetje rendin e paqes në kontinentin tonë. Andaj është e pajustifikueshme. Lufta dhe zjarri nuk janë shaka, ndërsa përdorimi i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të”, shkruan Osmani.

Ai shton se sonte u ndruçua ndërtesa e MPJ-së me ngjyrat e flamurit ukrainas, me të cilin duam të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin mik ukrainas, në këto momente të vështira. Popujt tanë, siç shkruan Osmani, janë të njohura për shtrirjen e dorës ndaj atyre që kanë nevojë, diçka që është shkruar edhe në histori. Ne do të bëjmë përpjekje që vuajtjet e juaja të ndalojnë.

“Me këtë rast, ne edhe një herë e rikonfirmojmë mbështetjen tonë të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, si anëtare e NATO-s dhe veprues përgjegjës në komunitetin ndërkombëtar, bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake në Ukrainë si dhe kthimin e paqes”, shprehet Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat