Trajanov: Ky konflikt është shumë afër nesh, duhet të mendojmë për interesat tona afatgjata

Maqedonia

Trajanov: Ky konflikt është shumë afër nesh, duhet të mendojmë për interesat tona afatgjata

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Pavle Trajanov

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Pavle Trajanov thotë se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë është një sulm brutal ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Ai tha se ndërhyrja ushtarake do të zgjasë për aq kohë sa Ukraina do të rezistonte, e cila, sipas tij, do të shkaktonte dëme të mëdha në infrastrukturë dhe objektet e prodhimit dhe do të kishte shumë viktima dhe refugjatë.

“Ky konflikt është shumë afër nesh, ndaj duhet të kujdesemi për interesat tona afatgjata, strategjike dhe jetike”, tha ai.

Ai shtoi se vendi duhet të përgatitet dhe të ballafaqohet me pasojat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat