ABM: Bankat disponojnë me deviza të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve

Maqedonia

ABM: Bankat disponojnë me deviza të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve

Më: 15 mars 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Këmbimet tek bankat po zhvillohen pa pengesa, ndërsa bankat disponojnë me mjaft deviza të gatshme dhe deviza për përmbushje të të gjitha nevojave të qytetarëve, informojnë nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM).

“Me atë rast, kurset kurset sipas të cilave kryhen transaksionet janë transparente, të publikuara në çdo vend këmbimi dhe janë në nivel stabil.

U bëjmë thirrje qytetarëve të mos u ekspozohen pa nevojë shpenzimeve duke i këmbyer mjetet e tyre në denarë në deviza, duke u prirur vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rrejshme, të pranishme në këtë periudhë”, thonë nga ABM.

Theksojnë se sistemi bankar është lartë i kapitalizuar dhe likuid dhe, siç cekin, si edhe në periudhën e deritanishme ka potencial për përballje me goditjet dhe mbështetje të mëtutjeshme për kompanitë dhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat