Kovaçevski: Anëtarësimi në Aleancë është shumë më tepër se siguri e garantuar dhe mbrojtje e qytetarëve tanë

Maqedonia

Kovaçevski: Anëtarësimi në Aleancë është shumë më tepër se siguri e garantuar dhe mbrojtje e qytetarëve tanë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:07
Kovaçevski

Para saktë dy vjetësh realizuam një nga qëllimet tona strategjike të vendosura që nga pavarësimi i shtetit – anëtarësimin në NATO, shkroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas Kovaçevskit, të jesh pjesë e NATO-s do të thotë përmbushje e të gjitha standardeve civilizuese. “Dy vite më vonë, në jehonën e krizës më të madhe ushtarake dhe ekonomike pas Luftës së dytë botërore, e shohim drejtësinë e këtij vendimi. Në këto kohë të trazuara, kur e tërë bota kujdeset për të ardhmen dhe sigurinë, Maqedonia e Veriut është pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake politike e cila e garanton integritetin tonë territorial dhe sigurinë”, kumtoi Kovaçevski.

Anëtarësimi në Aleancë, siç ceket, është shumë më tepër se siguri e garantuar dhe mbrojtje e qytetarëve tanë. “Të jesh pjesë e NATO-s do të thotë përmbushje e të gjitha standardeve të botës civilizuese si mbrojtja e të drejtave të njeriut, solidaritetit mes popujve dhe avancimit të demokracisë. Si anëtare e NATO-s do të vazhdojmë aktivisht të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet e Aleancës dhe ta ndërtojmë aleancën me partnerët tanë. Ky përcaktim do të thotë zhvillim afatgjatë për vendin tonë dhe e ardhme e sigurt për fëmijët tanë”, thekson Kovaçevski.

Sot, shton kryeministri, përkujtohemi se vendimet të cilat qeveria e LSDM-së i solli ishin, siç shkroi, vizionare dhe në interesin më të mirë të qytetarëve. “Me hapa të guximshëm dhe vendimtarë vazhdojmë më tutje sepse politika është lidership dhe përgjegjësi për të ardhmen e qytetarëve të vet”, shkruan Kovaçevski.

Me rastin e dy viteve anëtarësim në NATO sot kumtime në Fejsbuk patën edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat