Maqedoni, vazhdon greva në arsim

Maqedonia

Maqedoni, vazhdon greva në arsim

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov sot pasdite u shpreh se pas shqyrtimit të ofertës nga qeveria, është marrë vendim që të vazhdohet me grevat.

Në ofertë është përfshirë rritja për 10% e mësimdhënësve, ndërsa kjo sipas tij, bën dallimin e inflacionit dhe jo rritjen e pagës sipas pagës minimale.

“Oferta nuk u pranua për shkak se fillimisht është ofertë gojarisht. Nuk ka formë të shkuar. E dyta është se 95% e anëtarësisë u deklarua se nuk dëshiron një ofertë të tillë. Na vjen keq që shkollat do të mbesin vetëm për hyrje dhe jo për mësim”, thonë nga SASHK.

SASHK vazhdon të mbajë qëndrimet se rritja e pagave duhet të jetë për 18.4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat