Maqedoni, për tejkalim shpejtësie, janë gjobitur 92 shoferë në mbarë vendin

Maqedonia

Maqedoni, për tejkalim shpejtësie, janë gjobitur 92 shoferë në mbarë vendin

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

92 shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

“Prej tyre, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Kështu, siç informon MPB-ja, 121 vozitës e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 72 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat