Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i kthehet normalitetit, largohen protokollet antikovid

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i kthehet normalitetit, largohen protokollet antikovid

Më: 19 prill 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Sipas protokolleve shëndetësore, sot në Kuvend gazetarët do të mund t’i përcjellin seancat e trupave parlamentare në sallat ku mbahen, ndërsa Qendra për pres në Parlament do të kthehet në funksion.

Për këtë dje në një koordinim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare.

“Krahas kësaj, rikthehet me punë të rregullt edhe bufeja pranë Pres Qendrës.

Në mënyrë plotësuese, kryetari në koordinim i njoftoi të pranishmit edhe për atë se pas vendimit të fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Kovid-19 edhe në dhomën ligjvënëse, abrogohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa për matjen e temperaturës së trupit gjatë hyrjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi”, njoftojnë nga Kuvendi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat