Fatmir Besimi thotë se me rishikimin e buxhetit do të reduktohen mjetet për vetura dhe mobilie

Maqedonia

Fatmir Besimi thotë se me rishikimin e buxhetit do të reduktohen mjetet për vetura dhe mobilie

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:15
Fatmir Besimi

Me rishikimin e Buxhetit do të shkurtohen mjetet për mobilie dhe automjete dhe do të shtohen për energji elektrike dhe energjetikë, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Besimi tha se se rishikimi do të dorëzohet në Kuvend me siguri deri në fund të muajit maj dhe me të është parashikuar zvogëlim linear i shpenzimeve rrjedhëse.

“Me rishikimin do të reduktohen në minimum ose në zero mjetet për automjete dhe mobilie, ndërsa do të shkurtohen edhe normat tjera, ndërsa do të shtohen te shpenzimet për energji elektrike dhe energjetikë”, tha Besimi në Sitel.

Sipas Besimit, me rishikimin me siguri do të ketë nevojë edhe për rritje të deficitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat