“Fitch” parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë

Maqedonia

“Fitch” parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Agjencia për vlerësimin e rejtingut kreditor “Fitch”, konfirmoi vlerësimin e rejtingut kreditor së RMV-së në “BB+” me pikëpamje negative. Agjencia, thekson qeverisjen e mirë, politikën makrofinanciare, kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor.

Ruajtja e rejtingut kreditor është veçanërisht e rëndësishme për RMV-në, në kushte të krizës globale. Agjencia, thekson se pikëpamja negative pasqyron rreziqet me të cilat ballafaqohet vendi pas goditjes nga pandemia dhe efekteve nga zhvillimet në Ukrainë.

“Fitch” në këtë raport thekson se efektet negative do të balancohen pjesërisht me rritjen e kërkesës së brendshme, e cila përkrahet nga masat e qeverisë për rritjen e pagave dhe investimeve publike.

Agjencia parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 2.8% në vitin 2022, si rezultat i problemeve në zinxhirët globalë të shpërndarjes, pasojave në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe varësisë nga importi i gazit nga Rusia.

Nga “Fitch”, theksojnë se rritja e ekonomisë pritet që ta arrijë nivelin prej 3% të PBB-së në vitin 2023, përmes uljes së rreziqeve gjeopolitike dhe presioneve mbi çmimet e energjisë, si dhe përmes konsolidimit gradual fiskal me theks mbi investimet publike.

Pritjet e kësaj Agjencie lidhur me deficitin buxhetor për vitin 2022, janë që ai të jetë më i lartë se deficiti në vitin 2021, si rezultat i reagimit të Qeverisë ndaj krizës së çmimeve dhe asaj energjetike, rritjes së pagës minimale, rritjes së shpenzimeve për pensionet, gjithashtu edhe si rezultat i përkrahjes së disa sektorëve në ekonomi.

Qeveria me qëllim që të ballafaqohet me krizën, miratoi një pako me 26 masa në vlerë prej 400 milionë eurove, me qëllim që të ruhet standardi i jetesës së qytetarëve dhe likuiditeti i kompanive.

Nga “Fitch”, parashikojnë ulje të deficitit buxhetor në 4.8% në vitin 2023, me tërheqjen e masave për përkrahje, siç janë ulja e normave të TVSH-së dhe përkrahja e sektorit të energjetikës.

Sipas “Fitch”, përkrahja e madhe ndaj përkushtimit të pushtetit për konsolidimin fiskal, që do të rezultojë me uljen e deficitit fiskal dhe stabilizimin e borxhit, do të arrihet përmes linjës së kërkuar dyvjeçare për përkujdesje dhe likuiditet, me FMN. Agjencia, pret që borxhi shtetëror të arrijë në nivelin prej 55.2% të PBB-së deri në fund të këtij vitij dhe 56% të PBB-së deri në vitin 2023.

Agjencia “Standard & Poor’s” e konfirmoi rejtingun kreditor paraprak të Republikës së Maqedonisë së Veriut me “BB-“ me pikëpamje stabile.

Rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e rrezikut nga investimet në të dhe është një nga indikatorët kyç që investitorët potencialë e marrin parasysh gjatë miratimit të vendimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat