Gropat “mbulohen” me viza të bardha, rruga në Kërçovë ka 20 vite që vetëm arnohet

Maqedonia

Gropat “mbulohen” me viza të bardha, rruga në Kërçovë ka 20 vite që vetëm arnohet

Më: 30 prill 2022 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Ka 20 vite që nuk asfaltohet tërësisht por vetëm arnohet. Rruga kryesore e lagjes “11 Shtatori” të Kërçovës është bërë me gropa të mëdha, por kjo nuk i ka penguar autoritetet komunale që mbi gropa të vendosin vizat e bardha që ndajnë koristë. Për punët që po kryheshin shkroi edhe vetë kryetari i Komunës Fatmir Dehari në faqen e tij zyrtare.

“E në lagjen “11 shtatori” janë krijuar gropa të mëdha në rrugë. Nuk janë mbushur dhe që nga shtatori janë në gjendjen e njëjtë thonë banorët.

Ndërsa rruga për herë të fundit është asfaltuar para 20 viteve, kësaj radhe gropat nuk janë mbushur por vetëm se u është vendosur sinjalistikë rrugore mbi gropë është vendosur ngjyrë e bardhë”, raporton “TV21.

Përveç rrugës me gropa, banorët na thanë se në këtë lagje tashmë gjatë kohë nuk kanë as ndriçim publik dhe se kanë shumë problem me parkimin e veturave vend e pa vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat