OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme: Nga 10 maji bllokadë aktive në Kuvend

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme: Nga 10 maji bllokadë aktive në Kuvend

Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:13
foto ilustrim

Partia opozitare OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që nga 10 maji kjo parti të organizojë bllokadë aktive të Kuvendit.

Nga OBRM-PDUKM-ja për heqjen e këtij vendimi kërkojnë që të organizohet takim i liderëve të partive ku do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Komuniteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së ka marrë vendim për bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, pushteti ka edhe 5 ditë për të rishqyrtuar sjelljen. Kovaçevski ka kohë të mjaftueshme deri më 10 maj për të ndryshuar mendjen dhe për të filluar organizimin e një takimi të liderëve me qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat