Shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë, ministri Oliver Spasovki dhe punonjës të MPB-së dhurojnë gjak

Maqedonia

Shënohet Dita e Policisë së Maqedonisë, ministri Oliver Spasovki dhe punonjës të MPB-së dhurojnë gjak

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:33
foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me punonjës të MPB-së, me rastin e 7 majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, kanë dhuruar gjak në selinë e MPB-së.

“Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Institutit të Mjekësisë për Transfuzion dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me Ligjin për siguri në furnizim me gjak për vitin 2022, bashkëpunimi i vazhdueshëm për dhurimin vullnetar të gjakut vijon si zakonisht”, informojnë nga MPB.

Me rastin e kësaj dite janë organizuar aksione vullnetare për dhurimin e gjakut edhe në SPB Shtip, SPB Manastir dhe SPB Tetovë.

Në Qendrat Rajonale të Mjekësisë Transfuzive, Ministri Spasovski si dhurues i rregullt i gjakut me këtë rast i njohu edhe pjesëtarët e MPB-së të cilët sipas planit të bërë paraprakisht janë pjesë e aksioneve të shumta të dhurimit të gjakut, si dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vetëdijesohen për aktin humanitar të dhurimit të gjakut me të cilat mund të shpëtohet jeta e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat