Kuvendi jozgjedhor vjetor i SHGM-së: Hapat e vegjël çojnë drejt përmirësimit të kushteve për punë në media

Maqedonia

Kuvendi jozgjedhor vjetor i SHGM-së: Hapat e vegjël çojnë drejt përmirësimit të kushteve për punë në media

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i mbajti kuvendin jozgjedhor vjetor. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski në fjalimin e tij përkujtoi në punën e bërë dhe projektet e realizuara, si dhe përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punonjësve mediatikë.

“Viti 2021 ishte një vit tjetër i sfidave për gazetarinë, në kushte të vështira për punë dhe krizë shëndetësore për shkak të pandemisë së Kovid-19. Nevojitej shumë energji dhe aftësi për të punuar në kushte të tilla me probleme të shumta dhe për t’u dalë në ndihmë nevojave dhe kërkesave të anëtarëve të SHGM-së”, thotë Çadikovski.

Duke bërë një retrospektivë të vitit të kaluar 2021 dhe punës së SHGM-së, Çadikovski theksoi se kanë arritur të sigurojnë mbështetje për realizimin e disa projekteve, ku janë realizuar disa trajnime dhe ngjarje e takime të ndryshme me 400 pjesëmarrës.

Si hap pozitiv, kryetari i SHGM-së e theksoi formimin e Seksionit të Gazetarëve të Rinj në kuadër të Asociacionit dhe punës aktive të anëtarëve në kuadër të planit strategjik për veprim në të ardhmen.

Si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të SHGM-së, Qeveria e pranoi propozimin për ndryshime në Kodin Penal, me të cilin vendoset një sistem më efektiv për mbrojtjen e gazetarëve, duke dekurajuar sulmuesit e mundshëm në të ardhmen.

Lidhur me sulmet ndaj punonjësve mediatikë, kryetari i SHGM-së informoi se përqindja e rasteve të pastruara plotësisht të sulmeve ndaj gazetarëve është ende shumë e vogël, gjegjësisht pesë deri në dhjetë për qind të rasteve të regjistruara janë zgjidhur nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat