MSH-Maqedoni: Dy pacientë të rinj me dializë do të marrin veshkat nga një dhurues i vdekur

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Dy pacientë të rinj me dializë do të marrin veshkat nga një dhurues i vdekur

Më: 8 maj 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga donatori i ndjerë, familja e të cilit dje pas dite pranoi t’i dhuronte organet, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë. Koordinatorja Nacionale, mjekja Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit, së bashku me ekipet e Klinikës së Neurokirurgjisë, KARIL-it, Institutit të Radiologjisë, Klinikës së Transfuziologjisë, Klinikës së Nefrologjisë, Klinikës së Kardiologjisë dhe Klinikës Kirurgjike të Urologjisë dhe Ortopedisë, këtë fundjavë kanë kryer me sukses transplantin e tretë radhazi që nga fillimi i vitit”, njoftojnë nga MSH.

Nga Ministria e Shëndetësisë shprehën mirënjohjen dhe ngushëllimin deri te familja e pacientes.

Veçanërisht vajzës së saj të re, trimëria, guximi, humanizmi dhe mirësia e së cilës na sollën ditë plot shpresë dhe jetë për të paktën dy pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat