LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të heqin dorë nga pagat e tyre

Maqedonia

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të heqin dorë nga pagat e tyre

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:44
LSDM

LSDM kërkon që deputetët të cilët bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin, të cilët nuk punojnë asgjë siç po bëjnë deputetët e OBRM-PDUKM-së, nuk mund të paguhen nga qytetarët për mospunën dhe sjelljen destruktive të tyre.

“Kur nuk e punojnë punën e tyre, kur pengojnë punën e Kuvendit, atëherë deputetët e OBRM-PDUKM-së duhet urgjentisht të heqin dorë nga rrogat, mëditjet, shpenzimet e udhëtimit, telefonat zyrtarë dhe këto para t’ua dhurojnë qytetarëve, sepse në rrethana të tilla nuk duhet t’u takojnë atyre.

Nëse marrim numrin e deputetëve dhe pagën mesatare të një deputeti, është mbi 40 mijë euro para publike vetëm për grupin parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat