Gjendet drogë në Tetovë, arrestohen dy persona

Maqedonia

Gjendet drogë në Tetovë, arrestohen dy persona

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Policia e Tetovës mbrëmë ka arrestuar dy persona tek të cilët është gjetur drogë. Në rastin e parë në ora 00:35 minuta në fshatin Kamenjan është arrestuar B.M. (39) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit tek ai dhe në automjetin “Shevrolet Kaptiva” ,e targa të Gostivarit, të cilën po e drejtonte ai, janë gjetur dhe marrë marihuanë dhe thërrmues me mbetje nga marihuana”, informuan nga SPB Tetovë.

Në ora 03.00 në rr. “Boris Kidriç” në afërsi të sallës sportive në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria P.P (27) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në automjetin “Folksvagen Sharan” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte ai, është gjetur dhe marrë kokainë”, informojnë nga SPB Tetovë.

Të dy janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat