Sërish rrëshqitje e dheut në rrugën Shkup – Bllacë, komunikacioni zhvillohet me ndërprerje

Maqedonia

Sërish rrëshqitje e dheut në rrugën Shkup – Bllacë, komunikacioni zhvillohet me ndërprerje

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:17
Foto arkiv

Nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjatë ditës së sotme ka pasur vazhdimisht rrëshqitje të dheut në rrugën Shkup-Bllacë.

Nga ky institucion thonë se ekipet po vazhdojnë punën në terren për pastrimin e rrugës.

Ndërkaq nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në një prononcim të shkurtër për TV21 thanë se komunikacioni po zhvillohet me pauza.

“Komunikacioni në këtë rrugë po zhvillohet me ndërprerje”, thonë nga LAMM.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme për shkak të rrëshqitjes së dheut, lëvizja e makinave në rrugën Shkup – Bllacë u ndërpre në të dyja anët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat