Ristovski: Me Bullgarinë ne u treguam të dobët, duhej të ndiqnim shembullin e Finlandës

Maqedonia

Ristovski: Me Bullgarinë ne u treguam të dobët, duhej të ndiqnim shembullin e Finlandës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:16
Ljupço Ristovski

Kryetari i partisë konservatore maqedonase, Integra, Ljupço Ristovski, është pesimist për heqjen e vetos bullgare.

Ai fajëson diplomacinë maqedonase për politikë aspak korrekte në negociata.

“Ne po ndjekim një politikë katastrofike dhe të përhumbur. Një digresion i vogël me qëndrimin e presidentit finlandez. Në momentin që Moska ndryshoi retorikën e saj në lidhje me aspiratat e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, publiku finlandez u ngrit dhe presidenti finlandez tha se “ata nuk na kushtëzojnë, na shantazhojnë, ne menjëherë aplikojmë për anëtarësim në NATO”. Kombet e mëdha ngjiten pas interesave të tyre, nuk lëshojnë pe. Maqedonia duhet t’u qëndrojë vlerave të veta, nëse dikush e konteston identitetin tonë në të gjitha bazat, gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase, nuk ka asgjë për të folur. Dera mbyllet! Nëse shohin dobësi tek ne, do të na bëjnë presion. Që në fillim duhej treguar një qëndrim i vendosur”, tha Ristovski në një emision televiziv.

Sipas tij, as qeveria dhe as opozita nuk punojnë për interesin kombëtar të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat