Georgi Svilenski: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Georgi Svilenski: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë për Maqedoninë e Veriut

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Nuk ka asgjë të re në temën e Maqedonisë që mund të ndryshojë qëndrimin aktual të Partisë Socialiste Bullgare, tha sot koordinatori i Grupit Parlamentar të Socialistëve në Kuvendin e Bullgarisë, Georgi Svilenski.

Ai theksoi se e vetmja gjë që mund të ndryshojë qëndrimin e PSB-së është zbatimi i Marrëveshjes së Miqësisë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë nga viti 2017, gjë që, sipas tij, në këtë fazë nuk është kështu.

Sipas Svilenskit, mbledhja e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për marrëdhëniet me vendin është një ide e mirë dhe nuk ka asnjë problem në mbajtjen e saj, sepse sa më shumë informacion të ndahet, aq më mirë është.

Deklarata e Svilenskit vjen para takimit të sonte të liderëve të partive në koalicionin qeveritar bullgar, ku temë kryesore do të jenë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat