LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në rastin “Parcela kriminale” janë në lidhje me OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në rastin “Parcela kriminale” janë në lidhje me OBRM-PDUKM-në

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:28
LSDM

Ka reaguar LSDM lidhur me aferën “Parcela kriminale”, ku sipas tyre janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, dhe e gjitha kjo sipas tyre të çon te njerëzit e OBRM-PDUKM-së

“Të gjitha rrethanat në aferën “Parcela kriminale” në të cilën janë përvetësuar rreth 1.6 milionë euro, çojnë në njerëz të OBRM-PDUKM-së, Shtëpisë së Bardhë dhe të afërm të Hristijan Mickoskit. Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në këtë aferë kriminale janë të lidhur ngushtë me OBRM-PDUKM-në dhe Mickoskin.

Andaj Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të thotë se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga “Parcelat Kriminale”? A kanë përfunduar 1.6 milionë euro për financimin e partisë së tij OBRM-PDUKM? Apo për të financuar fushatat e OBRM-PDUKM-së? A e përdori Mickoski skemën e njohur të mentorit të tij Nikolla Gruevski dhe përmes truprojës i fshehu gjurmët e pompimit të parave nga EVN, siç bëri Gruevski me parcelat në Vodno?

Këto dyshime për të cilat po flasim bazohen në të gjitha informacionet që dolën në opinion se bëhet fjalë për një skemë kriminale. Ne si përfaqësues të qytetarëve kemi obligim të luftojmë për interesat e tyre. Mickoski nuk duhet të ikë nga publiku por të dalë dhe të përgjigjet. Kjo çështje duhet të marrë një zgjidhje efektive ligjore dhe të gjithë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur ligjore, pavarësisht se kush është. OBRM-PDUKM dhe Mickoski të mos tentojnë të bëjnë presion, por t’i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat