Rrëshqitje e dheut në rrugën Rosoman – Prilep, ndërpritet komunikacioni

Maqedonia

Rrëshqitje e dheut në rrugën Rosoman – Prilep, ndërpritet komunikacioni

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Në rrugën Rosoman-Prilep ka rrëshqitje të dheut, parashihet se komunikacioni do të jetë në ndërprerje për rreth gjashtë orë.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se sipas informacioneve që kanë marrë nga SPB-ja e Kavadarit, bëhet fjalë për rrëshqitje të madhe të dheut në rrugën Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Tri vija”.

“Kontraktori i rrugës së re punon me mekanizim të pastrimit të rrugës.

Parashihet se komunikacioni do të jetë me ndërprerje për 5-6 orë”, thekson Ilija Bojarovski nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat