Propozimi i Francës për Maqedoninë e Veriut dërgohet në Asamblenë Popullore të Bullgarisë

Maqedonia

Propozimi i Francës për Maqedoninë e Veriut dërgohet në Asamblenë Popullore të Bullgarisë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Propozimi francez për vendimin për veton i imponuar nga Bullgaria për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është dërguar tek komisioni parlamentar për politikë të jashtme në Asamblenë popullore të Bullgarisë, njofton MPJ-ja bullgare duke iu referuar dy burimeve të pavarura.

Siç informon AIM, dje ambasadorja franceze Florens Rubin u takua me anëtarët e Grupit për miqësi me Francën në Asamblenë kombëtare. Në këtë takim u bisedua për dokumentin dhe nëse qeveria në Sofje e ka shumicën e nevojshme për ta pranuar.

Më vonë, bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike, Hristos Ivanov komentoi se për Bullgarinë do të ishte sukses nëse Maqedonia e Veriut pajtohet për t’i pranuar kushtet bullgare dhe BE-ja bëhet garanci për zbatimin e tyre.

Të mërkurën, qeveria bullgare ka vendosur t’i përmirësojë të gjitha propozimet për rastin me Maqedoninë e Veriut, përveç pozitës aktuale të Bullgarisë, nga Asambleja kombëtare e vendit.

Para një jave, kjo temë u bë arsye për largimin e “Ka një popull të tillë” nga koalicioni qeveritar në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat