Ministri Osmani tregon elementin kritik që përmban propozimi francez

Maqedonia

Ministri Osmani tregon elementin kritik që përmban propozimi francez

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 23:12
Bujar Osmani

Vendosja e protokollit në kornizën e negociatave e bën të papranueshëm propozimin francez për palën tonë, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë kanë qenë gjithmonë në dokumentin bazë, në paragrafin 5.

“Meqenëse se u krijua një histeri e tillë lidhur me propozimin francez, ndërkohë që aty ka edhe një çështje që ne e vërejtëm dhe që e bënë të papranueshëm për ne. Ajo është çështja e vendosjes së protokollit në kornizën negociuese, edhe pse edhe në propozimet e deritanishme edhe në Komision edhe gjatë kryesimit gjerman, kryesimit portugez madje edhe kryesimit slloven, gjithmonë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të mirë kanë qenë në dokumentin bazë, në kornizën negociuese në paragrafin 5”, tha Osmani.

Sipas propozimit aktual, gjuha maqedonase është një nga 25 gjuhët e BE-së dhe si e tillë bëhet pjesë e kornizës negociuese, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Sipas tij kjo është një nga fitoret më të mëdha për popullin dhe shtetin e Maqedonisë.

“Sipas asaj që tani është si propozim, gjuha maqedonase mbetet një nga 25 gjuhët e BE-së pa asnjë kualifikim, plotësim dhe interpretim. Bullgaria nuk do ta kontestojë këtë sepse bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe korniza negociuese është dokumenti bazë që përcakton procesin dhe më pas është bazë për nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim”, tha Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat