Bytyqi: Mbështes çdo propozim që mbron identitetin dhe gjuhën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi

Maqedonia

Bytyqi: Mbështes çdo propozim që mbron identitetin dhe gjuhën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:04
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se mbështet çdo zgjidhje që përfaqëson vlerë nga propozimi francez.

“I ndjek me shumë vëmendje komentet dhe reagimet e gjithë opinionit në lidhje me zhvillimet aktuale të ngjarjeve që kanë të bëjnë me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka njoftuar në Facebook, Bytyqi.

Unë personalisht e kam ndjerë se si është që dikush të mohojë identitetin, gjuhën dhe ekzistencën, dhe për këtë arsye e di qartë se sa shumë është kjo gjë kundër të gjitha vlerave për të cilat unë mbroj dhe punoj. Këto janë vija të kuqe që ne do t’i mbrojmë me sukses! Së bashku do të gjejmë një zgjidhje që do të sigurojë të ardhmen tonë të dëshiruar evropiane, por në të njëjtën kohë do të mbrojë dinjitetin e vendit dhe popullit tonë.

Do të mbështes çdo vendim që respekton identitetin dhe gjuhën e shokëve, miqve dhe bashkëqytetarëve të mi dhe për të cilin ata nuk do të kenë asnjë rezervë. Prandaj i ftoj aktivisht të përfshihen në procesin e konsultimit dhe të shprehin qartë qëndrimin e tyre! Ne duhet të ndërtojmë zgjidhje me solidaritet dhe ndjeshmëri të ndërsjellë – nuk ka rrugë tjetër! Do t’ia dalim!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bytqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat