Grubi drejtuar opozitës maqedonase: Mos i gënjeni njerëzit, mendoni për Maqedoninë evropiane

Maqedonia

Grubi drejtuar opozitës maqedonase: Mos i gënjeni njerëzit, mendoni për Maqedoninë evropiane

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 00:37
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shkruar në Facebook në lidhje me akuzat e opozitës maqedonase se me propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Maqedoninë e Veriut asimilohet populli maqedonas.

Grubi thotë se deklaratat e tilla janë spekulime.

Brenda i zgjidhëm çështjet me Marrëveshjen e Ohrit, me Greqinë përmes Marrëveshjes së Prespës, me Serbinë përmes autoqefalisë, ka mbetur që të rrumbullakësohet vetëm çështja me Bullgarinë dhe të mbyllet kontestimi shekullor që dështoi të asimilonte popujt e këtyre rajoneve. As romakët, as bizantinët, as osmanët, as serbët dhe as bullgarët nuk ia dolën, nuk arriti askush dhe askush nuk do të ketë sukses. Prandaj, mos gënjeni, mos i trembni njerëzit, lexoni dhe tejkaloni veten, mendoni dhe veproni për Maqedoninë e nesërme evropiane!”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

Propozimi francez aktualisht po kundërshtohet nga partitë opozitare të bllokut maqedonas, me ç’rast kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski nisi dhe takimet informative rreth propozimit të ri me partitë opozitare në vend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat