Trençevska: Të rinjtë e çojnë vendin përpara, investimi në to mbetet fokusi ynë

Maqedonia

Trençevska: Të rinjtë e çojnë vendin përpara, investimi në to mbetet fokusi ynë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:15
Jovanka Trençevska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në konferencën rinore “Rinia në Ballkanin e Hapur – shanset dhe perspektivat për përparim të besueshëm në rajon”.

Trençevska në fjalën e saj theksoi angazhimet e Ministrisë, të cilat përfshijnë politikat rinore që mundësojnë përfshirje më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.

“Ne si Qeveri dhe si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, jemi të fokusuar në një qasje sistematike në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe në fushën e fitimit të aftësive, të cilat do t’i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës, si dhe do ta bëjnë më të lehtë punësimin”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se garancia për të rinjtë, si pjesë e nismave mbështetëse evropiane, synon t’u ofrojë të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç një ofertë cilësore për punësim, arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm ose praktikë brenda një periudhe 4 mujore nga dita e regjistrimit në Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat