Për shtatë ditë janë regjistruar 3.824 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Për shtatë ditë janë regjistruar 3.824 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shtatë ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 3.824 raste të reja të personave të prekur nga Covid-19, nga 9.148 testime të realizuara.

Ndërkohë janë shëruar 4.114 pacientë, duke ulur numrin e rasteve aktive në 3.905 pacientë.

Në këtë periudhë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 26 vdekje, 11 prej të cilëve janë regjistruar përmes sistemit “Termini Im”.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 334.562 persona të infektuar. Janë shëruar 321.243 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë 9.414 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat