Bastisje në rrethinën e Gjevgjelisë, arrestohen dy persona për posedim të armëve dhe lëndëve narkotike

Maqedonia

Bastisje në rrethinën e Gjevgjelisë, arrestohen dy persona për posedim të armëve dhe lëndëve narkotike

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë gjatë një bastisje në rrethinën e Gjevgjelisë dje arrestoi dy persona. Nga MPB njoftojnë se te njëri është gjetur marihuanë, ndërsa te tjetri municion.

Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse në fshatin Moen-Gjevgjeli, në të cilën jeton B.GJ. (46) nga Gjevgjelia, në oborrin janë gjetur fidanë të bimës cannabis sativa, kurse në dhomën e ditës janë gjetur katër paketime të materies marihuanë.

“Në intervalin kohor nga ora 19:30 minuta deri më 20:30 minuta, është kryer bastisje edhe në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse në të njëjtin fshat, në të cilin jeton A.K. (29) nga Gjevgjelia, gjatë së cilës janë gjetur 38 plumba kalibër 7,9mm, tetë plumba të kalibrit të panjohur. Personi është privuar nga liria, për rastin është informuar Prokurori Publik nga PTHP Gjevgjeli, kurse pas kompletimit të dokumentacionit nga ana e SPB Strumicë do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal”.

“Ministria e Punëve të Brendshme me intensitet të pazvogëluar do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë”, theksojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat