Kovaçevski-Edstadler: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

Maqedonia

Kovaçevski-Edstadler: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:07
Foto nga takimi

Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së punës në Austri, ka takuar ministren federale për BE dhe Kushtetutës së Republikës së Austrisë, Caroline Edstadler.

Në takim morën pjesë edhe Bojan Mariçiq, zv. kryeministër për Çështje Evropiane, si dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Kovaçevski dhe Edstadler shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy vendeve, gjë që shprehet edhe në mbështetjen e qartë të Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë në agjendën e lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij dhe se Austria mbetet mbështetëse besnike e politikës së zgjerimit të Unionit me vendet e rajonit, fillimin e negociatat e anëtarësimit dhe fillimi i skriningut janë një tjetër konfirmim i ecurisë së vendit tonë në procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat