Kovaçevski dhe Taravari nesër zyrtarisht do të ulen në tryezën e negociatave për zgjerimin e shumicës

Maqedonia

Kovaçevski dhe Taravari nesër zyrtarisht do të ulen në tryezën e negociatave për zgjerimin e shumicës

Më: 29 janar 2023 Në ora: 18:28
Kovaçevski dhe Taravari

Zyrtarisht nesër pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri. Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të merren vesh për programin qeverisës ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç Taravarit, në ekipin negociues të ASH-së janë edhe Ziadin Sela, Krenar Lloga, Isen Shabani, Ilire Dauti, Bujare Abazi dhe Elmi Aziri.

Ndërkaq nga LSDM-ja nuk japin detaje se kush do të përfaqësojë qeverinë në këto takime, por thonë se vendit i nevojitet një shumicë me të gjitha partitë politike që janë për anëtarësimin e vendit në BE.

“Aleanca për Shqiptarët është një nga partitë e cila është deklaruar se janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese që shteti të vazhdojë rrugën evropiane, këtë e ka deklaruar disa herë, ndërsa në këtë drejtim është e nevojshme të kemi marrëveshje programore dhe e përsëris, secila parti politike e cila është për rrugën evropiane të vendit, dyert i ka të hapura”, tha Darko Kaevski, LSDM.

As nga partia Alternativa nuk kanë caktuar dikë nga partia e tyre që do të jetë pjesë e këtyre negociatave. Nga kjo parti, dje deklaruan se një gjë e tillë nuk është e nevojshme pasi pikë së pari duhet partitë në pushtet të merren vesh mes vete.

Nga ana tjetër Aleksandar Nikolovski nga partia opozitare VMRO-DPMNE potencoi se Taravari mund të jetë i shantazhuar me çka detyrohet të përfshihet në qeveri.

“Një nga tezat më qesharake është se hyjnë në qeveri për t’i siguruar shumicë për ndryshimet kushtetuese prej 80 deputetëve edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se kësi soj shumice nuk ka, mendoj që dëshiron të hyjë në Qeveri për shkak të matematikave, tash a është matematika byreku apo diçka tjetër, duhet vetë ta thotë 14:24 por e qartë është se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikave, në fund ky është vendim i tyre, ndoshta është i shantazhuar, ka edhe zëra të tilla që dëgjohen në pazarin politik, por unë nuk dua të spekuloj më shumë për këtë”, u shpreh Aleksandar Nikolovski.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët mes tjerash i bëjnë thirrje opozitës maqedonase të reflektojë pasi që siç thonë, lider i tyre vijon të jetë azilanti Nikola Gruevski.

Kjo ndodh me meritë të partisë së pa reformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase. Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi. Retorika e juaj për fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedoninë e Veriut. Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalë nga balta në të cilën u ka zhytur Levica”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat