Ademi: Rajoni i Pollogut është rajoni më i varfër në vend, Gostivari ka humbur 37% të popullsisë

Maqedonia

Ademi: Rajoni i Pollogut është rajoni më i varfër në vend, Gostivari ka humbur 37% të popullsisë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 10:45
Visar Ademi

Analisti Visar Ademi, i ftuar në Click Plus, sulmoi partinë opozitare Aleanca për Shqiptarët, se do të futet në Qeveri për të luftuar korrupsionin, ndërkohë që Komunën e Gostivarit e ka zhytur në borxh prej 15 milionë eurove.

Ndërsa, tha se rajoni i Pollogut është rajoni i më i varfër në vendin tonë.

“Si mund ta luftojë korrupsionin një parti politike, e cila modelin e zhvillimit ekonomik, e ka mbi zmadhimin e borxhit lokal e ka mbi 15 milionë euro. E ka marrë komunën me 2.5 milionë euro dhe e ka çuar në 15 milionë euro. Nuk ka bërë asnjë investim komunal”.

“Gostivari ka humbur popullsinë për 37 për qind. Rajoni i Pollogut është rajoni më i varfër i mundshëm”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat