Trençevska: Është e nevojshme miratimi i një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive

Maqedonia

Trençevska: Është e nevojshme miratimi i një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive

Më: 20 mars 2023 Në ora: 19:18
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska

Këshilli Ekonomiko Social (KES) ka mbajtur sot seancën e shtatë, në të cilën është hapur diskutimi për domosdoshmërinë e lidhjes së Kontratës së re të Përgjithshme Kolektive dhe për Projektligjin për sistemin e pagave në sektorin publik, si pika të kësaj seance.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e Këshillit Ekonomik dhe Social, hapi diskutimin dhe theksoi nevojën për një Marrëveshje të re të Përgjithshme Kolektive, duke pasur parasysh se marrëveshja e fundit e përgjithshme kolektive është nënshkruar në vitin 2008 dhe ndërkohë një numër i madh ndryshimesh kanë ndodhur në legjislacion.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka treguar se marrëveshja e përgjithshme kolektive do t’i japë zgjidhje gjendjes së punëtorëve në sektorin publik, kushteve, të drejtave dhe obligimeve të të dyja palëve si produkt i dialogut social.

Në seancën e sotme, partnerët socialë ranë dakord për formimin e një grupi pune që do të punojë në përmirësimin dhe redaktimin e draft tekstit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe teksti që do të rezultojë do të shqyrtohet edhe një herë në seancën e ardhshme të KES-së. Në grupin e punës do të marrin pjesë përfaqësues nga Zyra e zv. kryeministrit Bytyqi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë për Informatikë dhe Administratë, Organizata e Punëdhënësve dhe Lidhja e Bizneseve e RMV-së dhe Sindikatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat