Nesër në Manastir do të ketë protesta për shkak të vdekjes së 6-vjeçares Jana

Maqedonia

Nesër në Manastir do të ketë protesta për shkak të vdekjes së 6-vjeçares Jana

Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Nën moton “Të gjithë jemi Jana”, nesër në Manastir do të ketë protesta, pas vdekjes së 6-vjeçares Jana Hristovska nga Kravari i Manastirit, e cila javën e kaluar ndërroi jetë në Spitalin klinik të Manastirit.

Protesta është caktuar për në orën 19:00 në sheshin “Magnolia” në Manastir dhe organizatorë janë familjarët, të afërmit dhe miqtë e familjes Hristovski. Në pritje të raportit të autopsisë, e cila duhet të japë përgjigjet e sakta se çfarë e shkaktoi vdekjen e vogëlushes Jana, familjarët e familjes Hristovski kanë një qëllim që të tërheqin vëmendjen për kushtet në shëndetësinë në RMV.

Jana ka ndërruar jetë më 22 mars pasi kishte marrë infuzion në Spitalin klinik në Manastir. Sipas deklaratave të prindërve, sheqeri i saj më pas u rrit nga 9 në 19 dhe situata u ndërlikua.

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar bëri të ditur se nuk ka pasur lëshime në mjekim dhe se vajza kishte probleme me zemrën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat