Vazhdojnë pritjet nëpër pikat kufitare të Maqedonisë, kolona në Tabanoc dhe Bogorodicë

Maqedonia

Vazhdojnë pritjet nëpër pikat kufitare të Maqedonisë, kolona në Tabanoc dhe Bogorodicë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:44
Tabanoc

Në pikën kufitare Bogorodicë ka kolona të mëdha automjetesh për të hyrë në Greqi sot, si dhe fundjavat e kaluara.

Më të shumtat janë veturat nga Maqedonia, Serbia dhe Rumania. Sipas informacioneve të AMSM-së, pritja për hyrje në Greqi është deri në 45 minuta, por turistët që ndodhen para pikës kufitare thonë se presin më shumë se një orë e gjysmë.

Kolona për hyrje në Maqedoni ka edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. AMSM informon se në pikat tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat