LAMM: Nesër do të mbyllet për qarkullim komunikacioni në rrugën Veles-Gradsko

Maqedonia

LAMM: Nesër do të mbyllet për qarkullim komunikacioni në rrugën Veles-Gradsko

Më: 23 janar 2024 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Për shkak të vendosjes së rrjetës së sigurisë në rrugën regjionale R1102, pjesa Veles-Gradsko, nesër nga ora 9:00 deri në 16:00 do të jetë e mbyllur për komunikacion, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Nga ora 08:00 në autostradën A3 Makedonska Kamenicë-Dellçevë në afërsi të fshatit Oçipala ura në “Crkenska Reka”, komunikacioni do të zhvillohet në një korsi për të gjitha llojet e automjeteve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në vend të rrugëve me lagështirë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat