Më 3 shtator në rend të ditës interpelanca ndaj Gashit, përfshihet edhe skandali ndaj presidentes Osmani

Maqedonia

Më 3 shtator në rend të ditës interpelanca ndaj Gashit, përfshihet edhe skandali ndaj presidentes Osmani

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 12:23
Afrim Gashi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se më 3 shtator do të vendoset në rend të ditës interpelanca ndaj tij.

“Në seancën e Kuvendit më 3 shtator do ta vendos në rend të ditës interpelancën për mua si kryetar i Kuvendit. Mendoj se kjo kërkesë nuk mban politikisht, por gjithsesi do të ketë diskutim”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Në brifing me gazetarët Gashi foli edhe për disa raste, si lutja në Kuvend, rasti në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Por edhe shkuarja e tij në një dasmë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat