Tragjedia në Koçan/ Ky është vendimi që mori gjykata ndaj ish-ministrit të Ekonomisë – detajet e reja

Maqedonia

Tragjedia në Koçan/ Ky është vendimi që mori gjykata ndaj ish-ministrit të Ekonomisë – detajet e reja

Më: 16 mars 2025 Në ora: 08:51 Përditësuar në ora: 09:28 më 16.03.2025
Foto nga vendngjarja

Zjarri katastrofik në klub/ Arrestohen organizatorët e festës, po performonte grupi i njohur maqedonas

Institucionet zyrtare kanë konfirmuar se 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri katastrofik që mbrëmë përfshiu diskotekën Pulse në Koçan.

Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë.

Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 9 të mëngjesit, në të cilën priten më shumë detaje për tragjedinë.

51 viktima dhe mbi 100 të plagosur, konfirmon MPB-ja

Në tragjedinë në Koçan kanë humbur jetën 51 persona derisa mbi 100 kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit sipas ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spitalin e shtipit dhe në spitalet e Shkupit.

“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit.

Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, tha Toshkovski.

MPB po i ndalon të gjithë të ata që kishin lidhje me organizimin e ngjarjes fatale në Koçan

MPB po i ndalon të gjithë personat që në çfarëdo mënyre kanë lidhje me organizimin e ngjarjes në diskotekën private në Koçan.

Ngjarja fatale ka ndodhur mbrëmë në orën 3 të mëngjesit, kur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike ka rënë zjarr në diskotekën Pulse.

MPB po i ndalon të gjithë të ata që kishin lidhje me organizimin e ngjarjes fatale në Koçan.

Tragjedia në Koçan, shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike

Tragjedia në Koçan, shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike.

Zjarri që ka rënë  në një diskotekë në Koçan, ku  raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar,mund të ketë ndodhuar si shkak i mjeteve piroteknike.

Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria  ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.

Tragjedia në Koçan/ Prokuoria del me detaje

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Publike e RMV-së, ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren, shkruan Alsat.

Nga Prokuroria, kanë thënë se tashmë po përcaktohet numri i viktimave dhe të plagosurve nga zjarri.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan.

Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, thonë nga Prokuroria.

Tragjedi në Koçan, bie zjarrë në diskotekë, dalin pamjet

Ka rënë një zjarr nënjë diskotekë në Kocan nëku raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar.

Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private.

Poashtu, bëhet me dije që për shkak të viktimave të shumta, tashmë në Shkup janë anuluar të gjitha vizitat zyrtare, derisa ministry I Brendshëm po qëndro tashmë në koan, e gjatë ditës pritet të arrijnë edhe politikanë të tjerë.

Alsat, do ju sjellë gjatë gjithë ditës detaje nga kjo tragjedi në Koan, ndërsa pas pak do ju sjellim detaje të tjera nga ngjarja.

Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat