Tragjedia në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndryshon 7 ligje për licencat

Maqedonia

Tragjedia në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndryshon 7 ligje për licencat

Më: 25 mars 2025 Në ora: 19:11
Diskoteka në Koçan

Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë ligje të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Transportit.

“E informojmë opinionin se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan propozimet për ndryshime dhe plotësime të shtatë ligjeve që janë në kompetencë të Ministrisë së Transportit.

Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit tragjike, synimi është kryerje e kontrolleve më të shpeshta për të gjithë poseduesit e licencave, lejeve dhe autorizimeve. Duke pasur parasysh se jepen shumë licenca, leje apo autorizime nga Ministria e Transportit, këto ndryshime ligjore synojnë të parashikojnë detyrim ligjor për të kryer atë kontroll dy herë në vit për të gjithë poseduesit e licencave të lëshuara sipas Ligjit.

Kjo, sigurisht, nuk e përjashton mundësinë e kryerjes së më shumë kontrolleve sesa është paraparë me ligj, me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore dhe sigurisë për qytetarët që janë përdorues të këtyre shërbimeve nga personat e licencuar.

Për më tepër, ndryshimet ligjore parashikojnë që për kontrollet e ardhshme ankesa të mos e shtyjë ekzekutimin, pra pezullimi do të zbatohet menjëherë”, njoftojnë nga Qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat