Voziti 96 kilometra në orë në zonë 40, ndalohet 22 vjeçari nga Likova

Maqedonia

Voziti 96 kilometra në orë në zonë 40, ndalohet 22 vjeçari nga Likova

Më: 16 prill 2025 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

MPB njofton se dje (15.04.2025) në ora 16:25, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë kanë ndaluar personin L.I. (22) nga fshati Likovë.

Njoftimi i MPB:

“Gjatë kontrolleve në trafikun rrugor është konstatuar se ai drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me shpejtësi 96 kilometra në orë në një zonë të banuar ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 297A i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme””.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat