30-vjeçari humb jetën pas një përleshjeje të armatosur në Shkup

Maqedonia

30-vjeçari humb jetën pas një përleshjeje të armatosur në Shkup

Më: 25 prill 2025 Në ora: 18:15
Ilustrim

Tridhjetëvjeçari nga Haraçina e Shkupit, Alajdin Sulejmani, nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda që mori nga plumbat, në incidentin e armatosur që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Stacionit Policor Bit Pazar në Shkup. I riu ka ndërruar jetë në sallën e operacioneve në Klinikën Shtetërore në Shkup.

Persona të paidentifikuar, tani për tani, kanë gjuajtur me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit, i cili kishte marrë plagë në kokë, gjoks e pjesë të tjera të trupit. Alajdini ishte dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje të armatosur. Organet e rendit po hetojnë nëse të shtënat e sotme kanë lidhje me një zënkë fizike mes dy grupeve, rreth dy javë më parë.

Jozyrtarisht, policia ka arritur të arrestojë disa prej personave të përfshirë në këtë incident.

Ndryshe, Alajdini është djali i të ndjerit Nazmi Sulejmani – Komandant Arusha nga Haraçina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat